MENU
klinika

INSTAT

Cencusi 2020, shqiptarët do numërohen edhe një herë

04.12.2018 - 16:10

Shqiptarët do të rinumërohen sërish në vitin 2020. Instituti i Statistikave po bëhet gati për Cencusin e popullsisë dhe banesave 2020 me një kosto prej 15. 8 milion euro. 

Në ndryshim nga ai i 2011, cencusi i vitit të ardhshëm do të realizohet me tablet dhe të dhënat e plotësuara të jenë online në kohë reale.

Sipas bazës ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave qytetarët që nuk do të japin informacionin e kërkuar ose do të japin informacion do të gjobiten deri në 100 mijë lekë.

“Të gjithë pyetjet thelbësore të cencusit përveç pyetjeve mbi përkatësinë fetare dhe përkatësinë në grupe etno kulturore do të jenë subjekt i verifikimit dhe vërtetësisë” – tha Delina Ibrahimi, drejtoresha e INSTAT.

Në draft pyetësorin për numërimin e popullsisë vihet re që për grupin etnik propozohet dhe alternativa që të mos përgjigjet por kreu i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi që në vend të termit etno kulturor të vendoset  pakicë kombëtare.

Gjithashtu shtoi se Shqipëria ka nevojë të bëjë një regjistrim të saktë për numrin e popullsisë që janë pakica kombëtare.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!