03.12.2018 - 12:54
Paraditen e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe se takimi në selinë blu ka zgjatur vetëm pak minuta.
Mendohet se gjatë takimit është diskutuar situata politike në vend, çështja e mandateve të deputetëve dhe aksionet e opozitës së bashkuar.