MENU
klinika

Pse e vendoste babai?

Çfarë simbolizonte fisheku në pajën e nuses?

10.12.2018 - 21:17

Shumë dokumente, fakte dhe botime të ndryshme dëshmojnë se në shoqërinë tradicionale shqiptare marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore kanë qenë dukuri fare të rralla. 

Kjo shoqëri, veçanërisht në segmentet rurale të saj, ishte organizuar në atë mënyrë që pa dashur ose qëllimshëm pengonte marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore.

Pothuajse në çdo rast vajzat e rritura dhe gratë nuk dilnin jashtë mureve të ekonomisë familjare të pashoqëruara nga burrat e familjes apo të rrethit fisnor. 

Të ndodhura pothuajse gjithnjë nën vëzhgimin e rreptë të babait, të vëllait ose vëllezërve më të rritur, të burrave më të afërm të fisit, të bashkëshortit dhe të burrave të afërt të tij, vajza e rritur ose gruaja e martuar e kishte pothuajse të pamundur të afrohej me meshkuj të tjerë jashtë rrethit fisnor të vet ose të bashkëshortit dhe aq më pak të kishin takime intime paramartesore ose jashtëmartesore me ta.

Personat që kryenin marrëdhënie seksuale jashtëmartesore perçmoheshin dhe dënoheshin nga opinioni i shoqërisë në forma të ndryshme. Ndërsa personat që kapeshin në flagrancë, ekzekutoheshin në mënyrë poshtëruese nga gjithë burrat e fshatit dhe për ta nuk kërkohej marrja e gjakut, pasi konsideroheshin gjakhupës.

Në paragrafin 920 te Kanuni i Lekë Dukagjinit thuhet: “Ata që kanë shtat e dhunë bashkë, po u vranë të dy në punë të keqe shkojnë gjakhupës “. 

Në rrethana të tilla, babai i gruas së vrarë për tradhëti, jo vetëm nuk kishte të drejtë ti kërkonte gjakun familjes së bashkëshortit të saj, por duhej ti dhuronte një fishek, që simbolikisht shprehte miratimin e një vrasje të tillë.

Në disa raste, veçanërisht në krahinat malore veriore të Shqipërisë, në pajën e nuses futej edhe një fishek nga babai, vëllai deri te kushërinjtë e afërt. Një fishek i tillë simbolikisht nënkuptonte se burrat e fisit të nuses i jepnin të drejtë bashkëshortit dhe burrave të fisit të tij, të vrisnin vajzën e tyre nëse tradhëtonte kurorën.

Dukuria e fishekut në pajë ka qenë shqetësuese për shoqërinë shqiptare aq sa është trajtuar në disa vepra artistike, veçanërisht letrare. Fisheku në pajë, në rrafsh praktik dhe simbolik, ka funksionuar ndonëse me status “ilegal” në shoqërinë shqiptare dhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillimin e lëvizjeve për emancipimin e vajzave e të grave në gjysmën e dytë të viteve 60 të shekullit XX.

 

Zyhdi Dervishi – Lente të ndërveprimit simbolik

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB