MENU
klinika

Ja projektligji i ri

Cilësia e produkteve ushqimore

22.12.2018 - 14:04

Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj, që ka për qëllim të përcaktojë rregullat për funksionimin e sistemit të cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore si dhe detyrat e kompetencat e organeve përgjegjëse .

Sipas projektligjit në fjalë,  të gjitha produktet bujqësore dhe ushqimore, të cilat ofrojnë karakteristika të  veçanta tradicionale dhe vlerë të shtuar në mënyrën e prodhimit/përpunimit të tyre, do të regjistrohen si emërtime cilësie STG, EOM dhe TGJM ose skema të tjera cilësie.

Konkretisht produktet që hidhen në treg duhet të regjistrohen  dhe verefikohen paraprskisht si produkte: specialitet tradicional i garantuar (STG); Emërtim origjine i mbrojtur (EOM) dhe Tregues gjeografik i mbrojtur (TGJM).

Për këtë qëllim janë parashikuar të ngrohen strukturat përkatëse dhe të ushtrohen kontrolle në terren për të verifikuar përputhshmërinë e tyre. Qëllimi i projektligjit është për të ndihmuar prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore të reklamojnë cilësinë e produkteve të tyre te konsumatorët; për të siguruar konkurrencë të drejtë për fermerët dhe prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore me karakteristika dhe tregues të vlerës së shtuar të cilësisë; për të dhënë informacionin e nevojshëm për konsumatorin për cilësinë e këtyre produkteve dhe për të siguruar integritetin e tregut.

Ndërsa parashikohen gjoba 50-100 mijë lekë në rast të verifikimit të shkeljeve në rastet e kapjes së produkteve me këto simbole por që nuk janë në përputhje me kriteret e vendosura.