MENU
klinika

Thirrje për liderët e vendit

Daçiç: Marrëveshja Serbi-Kosovë për SHBA si Egjipt-Izrael

21.12.2018 - 17:29

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “TV Prva”, ka thënë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit mund të konstatohet se deri tek marrëveshja nuk do të arrihet edhe aq shpejt.

“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi që ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”, ka shtuar Daçiç.

Kujtojmë se ditë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes të cilës u bën thirrje liderëve të dy vendeve të shfrytëzojnë momentin unik për një marrëveshje.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat