MENU
klinika

Deklarata

Debati Braçe-Ahmetaj/ Rama: Bëjmë edhe opozitën

03.12.2018 - 13:36

Kryeministri Edi Ramaqë në nisje të seancës së sotme parlamentare ka shigjetuar opozitën për mospraninë e saj në Kuvend.

Teksa zgjodhi të flasë nga vendi i tij, kreu i qeverisë duke marrë spunto edhe nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe. Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë! Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë”, tha Rama.

rama-parlament
rama-parlament

Kujtojmë se mbledhja e grupit parlamentar të PS u shoqërua me debate mes ministrit Ahmetaj dhe Braçes. Shkak i debatit u bë kërkesa e Braçes për mostatimin e pagave deri në 400 mijë lekë, gjë e cila u kundërshtua nga Ahmetaj dhe më pas u rrëzua edhe nga Kuvendi.

Ndërkohë nga Kuvendi u pranua propozimi i Braçes për të mos votuar nenin 1 të paketës fiskale për tarifat doganore, c’ka solli për pasojë rrëzimin e pr/ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!