Mumamed Ali është legjenda e boksit botëror, që u nda nga jeta verën e vitit 2016, në moshën 74 vjeçare. Me sukseset e shumta në karrierën e tij, natyrisht ai grumbulloi jo pak pasuri. Por nëse dikujt i thua se djali i Muhamed Ali vuan për bukën e gojës, me siguri nuk do ta besojë.
Muhamed Ali Junior, djali i legjendës së boksit, nuk ka arritur të përfitojë asgjë nga pasuria që ai ka lënë pas. Të gjithë pasurinë, ka arritur që ta marrë për vete gruaja e Muhamed Ali, që jeton tashmë si një ‘mbretëreshë’.
Në drejtim të Muhamed Ali Junior shkon vetëm një kuotë jetese, ku vlera që merr ai arrin deri në 860 euro, nga të cilat 600 janë vetëm për qiranë, ndërkohë që 260 të tjera janë për jetesën.
Aktualisht, ai punon me punë të rëndomta, ku përgjithësisht merret me mirëmbajtje oborresh dhe kopshtesh, duke pastruar ulluqe apo duke kositur barin. Nëse djali i Muhamed Ali nuk bën asnjë punë, ai do të duhet të jetojë me vetëm 7.10 euro në ditë.
Duke paguar edhe taksat, kuota mujore që ai përfiton nga pasuria e babait, është vetëm 220 euro. Ai po jeton në Miami dhe është në luftë juridike me njerkën e tij, duke kërkuar që të përfitojë diçka më shumë nga pasuria e babait.