16.12.2018 - 11:32
Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar protestën e studentëve në Shqipëri me atë të studentëve në SHBA, ku ndryshe nga ne ku studentët refuzojnë hapjen e dialogut me qeverinë, në SHBA ndodh e kundërta.
Rama shkruan se studentët atje protestuan me këmbëngulje duke kërkuar dialog. Studentët thotë Rama, arritën një marrëveshje me autoritetet.
“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme.”-shkruan Rama.