MENU
klinika

Detajet

E goditën dhe e hodhën në det/ Del fotoja nga momenti i takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren greke

06.12.2018 - 09:38

Mediat greke kanë postuar një foto nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe 21-vjeçares  Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit, ku kjo e fundit mbeti e vrarë nga shqiptari dhe një shtetas grek. 

Nga dëshmitë e të rinjve, polumbarët kanë shkuar në prani të vendit ku u gjet trupi dhe pas kërkimeve janë gjetur sende të saj personale dhe hekuri që u përdor për ta goditur studenten.

Por avokati i familjes të së resë greke, Alex Kugias ka bërë një kërkesë që të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të 21-vjeçarit grek dhe 19-vjeçarit shqiptar pasi sipas tij ka shumë boshllëqe në dëshminë e tyre.

E reja greke u godit me një hekur në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të shkuar në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur.

Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.