MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Edhe studentët në Kosovë do të protestojnë

24.12.2018 - 09:53

Studentët e Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar protestë të hënën.

Në njoftim thuhet se ata të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Nesër në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.

Sipas njoftimit, studentët me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.

I ftojmë të gjithë studentët dhe qytetarët e Kosovës që ta përkrahin këtë iniciativë , nesër me datën 24.12.2018 në ora 11:00, para Fakultetit Filozofik fillojmë me një marshim drejt zyrës së BE-së. Pse duhet të ndihemi të izoluar kur ne jemi shtet dhe i plotësojmë të gjitha kushtet që të jemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, jemi gjeneratë e re, jemi student dhe nuk e meritojmë izolimin, duam ta ndjejmë veten tonë të lirë dhe të kemi më shumë mundësi si të rinj, na mundësoni të shohim sistemin Evropian, na mundësoni të studiojmë jashtë vendit, të këmbejmë përvojat me vendet e rajonit, kësisoj të mbjellim një ideologji progresive dhe të jemi pjesë e zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

BE-ja tradhton Kosovën lidhur me vizat


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat