Drejtoria e Emergjencave Civile në Prefekturë dhe drejtoritë nëpër bashki kanë marrë të gjitha masat në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të motit dhe problemeve të mundshme.
Mustafa Arapi thekson se nga informacionet e deritanishme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se vetëm në zonat e larta malore të qarkut të Elbasanit ka reshje bore.
Sipas Z. Arapi situata është normale dhe se janë të përgatitur për ditët në vijim.
Nga ana tjetër është Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka bërë apel për drejtuesit e mjeteve, ndërsa ka informuar se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar.
Ndërkaq bëhet e ditur se të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.