Në Ditën Botërore të Zhdukjes së Skllavërisë, presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për të rehabilituar viktimat e skllavërisë moderne.
Sipas Metës, këta njerëz nuk duhet që të trajtohet vetëm si shifra nëpër raporte dhe t’i jepet fund plagëve të kësaj skllavëri që shkatërron jetë.
“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Presidenti në Facebook.