MENU
klinika

Foto

Futbollisti shqiptar i vrarë në Greqi, del fotoja dhe detajet e ngjarjes

05.12.2018 - 12:07

Mbrëmjen e djeshme në Kavalla të Greqisë u qëllua për vdekje me armë zjarri 18 vjeçari Marios Isa, nga Leskoviku.

Identifikimi i tij është bërë nga prindërit e Marios, të cilët janë shoqëruar në polici pas ngjarjes së rëndë.

18-vjeçari shqiptar kishte vite që qëndronte në shtetin helen, ku babai është punëtor në ndërtim, ndërsa e ëma punon në piceri.

Marios Isa është qëlluar me dy plumba, ndërsa ishte lojtar i një ekipi futbolli grek, Heracles.

“Kavala News” shkruan se viktima mori goditje të vetme në shpinë, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Sipas autoriteteve vendase, vrasësi i të riut shqiptar dyshohet se ishte profesionist.

Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes. Ai është gjetur i pajetë mes një pellgu gjaku në rrugë, në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

E ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare, mediat greke shkruajnë mund të jetë një viktimë e përplasjeve për drogën.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!