MENU
klinika

Detajet

Gara shpejtësie në rrugë/ 4 shoferë në pranga

02.12.2018 - 08:57

Policia Rrugore forcon kontrollet, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Gjatë natës janë konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve u arrestua gjatë natës, e tre të tjerë të shtunën.

Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit 13 shoferë për nivelin e alkoolit dhe 39 të tjerëve për shpejtësi.

Në të gjitha rrugët të Tiranës. Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 178 km/h. Një prej rasteve është ai i një 23-vjeçareje nga Tirana, e cila ecte me shpetësi në rrugën interurbane Tiranë –Durrës.

Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtësisë deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte.
Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h.
Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara
Shpejtesi ✈qe te vret jeten?..
?✈??❓❓❓❓
??✍✍”, thuhet në postim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!