MENU
klinika

Çështja Shullazi

Grupi i Shulllazit, pas avokatëve dhe prokurorët ankimojnë vendimin

03.12.2018 - 16:24

Pas avokatëve që kërkojnë pafajësi edhe grupi i Prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Ata kërkojnë që të pandehurit të shpallen fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria të cilat nuk u vërtetuan nga gjykata.

Vendimi për bandën e Shullazit u dha në 13 nëntor. Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë e dënoi të pandehurin përfundimisht me 14 vite burg për tre vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj dhe kanosje për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha këto vendimi për Gilmado Danin 12 vite, për Endrit Qyqja, 10 vjet burgim, për Endrit Zela 10 vite burg, për Blerim Shullazi 9 vite burg.

Sipas prokurorisë ata janë fajtor edhe për akuzat i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Akuzat për të cilat të pandehurit u shpallën të pafajshëm janë i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!