08.12.2018 - 11:40
Ditën e djeshme për shkak të një komplikacioni një nënë e re humbi trenjakët e saj në muajin e 6-të të shtatëznisë(24 javëshe).
Gruaja e re që ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka pohuar se të tre foshnjat ishin të seksit mashkull.
Ajo ka rrëfyer se dy prej bebeve kanë jetuar për rreth dy orë më pas nuk ia kanë dalë.
Por ndërkohë gjendja shëndetësore e 30-vjeçaren E. Rexhepi është përkeqësuar dhe ndaj, paraditen e sotme ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.