MENU
klinika

Parashikoi vdekjen e tij!

Ishte mjek, por nuk e shpëtoi dot gruan dhe fëmijët!

14.12.2018 - 17:09

Nostradamusi lindi më 14 dhjetor 1503 në qytetin francez St. Remy. U shkollua në Avignon ku studioi Filozofi, Gramatikë dhe Retorikë, përveç këtyre studioi edhe Letërsinë klasike, Mjekësi, Histori dhe Astrologji. 

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathët, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjëje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor aplikimin e higjienës personale dhe përdorim në doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve së pari iu rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç të cilin e kishte përgatitur vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të kugës, Nostradamusi përjeton një tragjedi të rëndë familjare, ku edhe pse u përpoq maksimalisht për t’ua shpëtuar jetën e tyre nuk pati sukses dhe i vdiqën bashkëshortja së bashku me të dy fëmijët që kishte.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshojë në aftësitë e tij mjekuese dhe për gjashtë vitet e ardhshme filloi të endej lartë e poshtë nëpër Evropë.

Duke kaluar kohën më të errët të jetës, për herë të parë fillon të verejë aftësinë e vetë të parashikimit të së ardhmës. Shpërthimi i Kugës në Aix, atëherë kryeqytet, e shtyu Nostradamusin që prapë të merret me shërimin e të infektuarve. Këtë radhë ishte aq i suksesshëm saqë pas kalimit të epidemisë ai shpërblehet nga paria e qytetit.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe fëmijëve Nostradamusi martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tre vajza dhe tre djem.

Nostradamusi në shtëpinë e tij, katin e dytë e shëndrroi në laborator (astrolaborator) në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë, zgjoi vizione të çuditshme të cilat më vonë filloi t’i shënojë. Disa vite Nostradamusi u mendua se a do t’i publikonte predikimet apo jo.

Parashikimet

Predikimet e tij janë të shumta. Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndihmësi i uron natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 2 korrik 1566 vdes.

Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi kështu e kishte lënë porosi. Ky predikues francez nga shekulli 16 ka parashikuar shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij të bëra realitet mund të përmendim:

Arratisjen e Ludovikut XVI në Varen;

Revolucionin në Francë e Rusi;

Dy luftërat botërore;

Lufta në Afganistan;

Epidemia e AIDS;

Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki;

Vrasjen e Kenedit;

Shembjen e murit të Berlinit;

Holokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazist;

Sulmet e 11 shtatorit;

Vdekjen e Henry-it IV;

Zjarrin e madh që e shkatëroi Londrën:

Fundin e Dinastisë së Familjes Medici;

Vdekjen e Josif Stalinit;

Ai gjithashtu parashikon fundin e botës. 

Sipas tij tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe në mes muslimanëve dhe të krishterëve.

Iniciator për këtë është antikrishti i tretë të cilin Nostradamusi e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Ky predikues francez e parashikon tragjedinë e New Yorkut në Centurionin e tij të nëntë në katrenin e 97 (IX 97) kështu: Në muajin e nëntë të vitit në shekullin e ri.

Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB