Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, kanë rënë dakord të mos aplikojnë tarifat e reja tregtare për 90 ditë, kohë gjatë të cilës do të mbahen bisedime.
Nga ana tjetër, Kina do të blejë një sasi shumë të konsiderueshme të produkteve bujqësore, industriale dhe energjetike, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Në një takim të nivelit të lartë gjatë samitit të G20-ës në Buenos Aires, Trump mori përsipër të mos rrisë tarifat e mallrave kineze nga 10% në 25% më 1 janar.
Ndërkohë, Pekini thotë se të dy palët ranë dakord të hapin tregjet e tyre. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë midis dy liderëve, që nga shpërthimi i një lufte tregtare më parë këtë vit.
Mosmarrëveshja shpërtheu pasi Trump u ankua se Kina nuk po bënte asgjë për të ulur suficitin e saj të madh në tregtinë dypalëshe.
Në samitin në kryeqytetin e Argjentinës, më parë të shtunën, udhëheqësit e G20 ranë dakord për një deklaratë të përbashkët që vë në dukje ndarjet mbi tregtinë, por nuk kritikon proteksionizmin.