MENU
klinika

Ekonomi dhe siguri

Konferencë/ Rama njofton bashkëpunime me Kroacinë

04.12.2018 - 19:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Kroaci ka deklaruar se Shqipëria synon të intensifikojë akoma më shumë marrëdhëniet me Kroacinë.

Sipas tij, bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe kroatëve ka rrënjë të thella në histori.

Rama njoftoi gjithashtu në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Andrej Plenkoviç se Shqipëria do të bashkëpunojë në fushën e sigurisë, sidomos ndaj emigracionit të paligjshëm.

Shefi i ekzekutivit u ndal tek kontributi që ka i ka dhënë Kroacia faktorit shqiptar në Ballkan, duke u ndaluar tek pavarësisë e Kosovës si dhe ndihma dhënë për Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.

rama plenkovic-konica.al

“Faleminderit për mikpritjen e veçantë. Shqipëria ka patur tek Kroacia një mbështetje të përhershme dhe të pakursyer.

Nënshkrimi i deklaratës përbën një moment tjetër, që për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë strategjike që me krijimin e Kroacisë së re, por më pas në njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO dhe më tej.

Nga ana tjetër është gjithmonë për tu shënuar se lidhjet tona janë më të hershme. Një shqiptare sot përfaqëson komunitetin shqiptar në Parlamentin e Kroacisë. Sot ne po ashtu vumë theksin te rritja e shkëmbimeve tregtare, vitin e ardhshëm do të organizojmë një forum mes bizneseve me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Po ashtu do të zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Ne do të bashkëveprojmë më shumë ndaj emigracionit të paligjshëm.

I propozova së fundmi kryeministrit, të organizojmë një format bashkëpunimi trelaterali me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Në kampionatin botëror në Rusi, shqiptarët ishin tifozë me Kroacinë dhe jo me Francën.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!