Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Miras- Arrëz të Korçës, ndërsa ka humbur jetën edhe Luiza Dule, mësuese, 48 vjeçe.
Raportohet se në aksident është përfshirë një makinë, brenda të cilës udhëtonin 5 mësues.
Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i të gjithë personave të përfshirë në aksident, por bëhet e ditur se aksi Miras-Arrëz është shumë i amortizuar.
Mësuesit si për çdo ditë ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i tyre u përfshi në aksident.
Ata po udhëtonin me një mjet të tipit Range Rover me targa AA112CA.
Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i të gjithë personave të përfshirë në aksident, por bëhet e ditur se aksi Miras-Arrëz është shumë i amortizuar.