MENU
klinika

Furnizimi me energji elektrike

Korçë/ OSHEE instalon nënstacionin lëvizës

30.12.2018 - 13:58

Në kuadër të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka instaluar në Korçë nënstacionin lëvizës (mobile), me kapacitet 110/35/10 kV.

Veç kësaj mase, në N/stacionin Korçë u vendos një transformator me fuqi 10 MW (pas atij 25MW), duke rritur fuqizimin e nënstacionit dhe të linjave 35kV, jo vetëm për qytetin, por për gjithë rajonin Korçë.

Operacioni është kryer gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Lartë, pranë OSHEE, dhe vjen si reagim nga ana e kompanisë si masë mbrojtëse pas dëmtimit të transformatorit 45 MW disa ditë më parë.

Për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik, kompania ka shtuar përforcime në terren, duke stacionuar në pika kyçe rreth 1500 punonjës në gatishmëri të plotë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet teknike të projektit

TEC i ri, në 2021 Korça me ngrohje qendrore


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit