MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosovë/ A po funksionalizohet Gjykata Speciale?

11.12.2018 - 17:06

Kosovë

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë.

Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, ka thënë se Mehmeti do të paraqitet në Hagë në muajin janar.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës.

Haradinaj tha se ajo e ka shkatërruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke e kthyer në një dialog për shkëmbim territoresh e jo për normalizim raportesh.

Maqedoni

Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorovit.

Gjithashtu, të kallëzuar janë edhe Pançe Kralev, pastaj I. E., ish-këshilltar për investime kapitale, N. H., udhëheqës i autorizuar në sektorin e kësaj ministrie.

Kosovë

Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballkanin Perëndimor e Kosovën, në debatin e së hënës të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Ata që kanë folur, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Prishtinës për të votuar të premten, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke përmendur mundësinë për tensione të reja.

Konica.al

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Brukselin se duhet të marrë më seriozisht aspiratat e kosovarëve për të shmangur paqëndrueshmërinë e mëtejshme në Ballkan.

Haradinaj në një intervistë të dhënë për Financial Times, ka akuzuar Serbinë se po vepron në interesin e Rusisë për të destabilizuar rajonin. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Funksionalizimi i Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale fton ish-komandantin e UÇK-së


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat