MENU
klinika

Detajet

Kreu i forumit të PS/ Triumfon Klodeta Dibra

03.12.2018 - 12:47

E gjendur përballë kandidateve Etilda Muhaj, Voltiza Prendi dhe Zana Sina, Klodeta Dibra u zgjodh në krye të Forumit të Grave socialiste me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Klodeta Dibra e ka cilësuar fitoren e saj si shprehje të vullnetit demokratik. Më tej, ajo i cilësoi gratë dhe vajzat e Forumit si pjesa më e lirë dhe më e jashtëzakonshme e shoqërisë shqiptare.

“Sot fitoi skuadra jonë, fryma e sinqertë dhe bashkëpunuese e grupit, guximi dhe vullneti për t’i shkuar garës deri në finish. Nga kjo garë nuk pati humbës dhe të humbur; Jam e lumtur që ju takova, që kuvenduam, që ndamë ide e mendime, që u pamë sy më sy, që u rrokëm, që i shtrënguam dorën njëra-tjetrës; Sot është veçse fillimi i një rrugëtimi të gjatë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të statusit, Dibra ka shprehur falenderimet e saj përkundrejt kandidateve të garës, koordinatoreve të grave të 24 njësive, anëtareve të komisionit, administratoreve të njësive dhe strukturave të tjera, dhe së fundmi ka falenderuar për përkrahjen miqtë e familjen e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!