06.12.2018 - 11:12
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka përshëndetur protestën e studentëve në disa rrethe të vendit kundër tarifave dhe pagesave për provimet e mbartura.
Duke e ndjekur protestën live, Kryemadhi shkruan se politika duhet të mësojë prej studentëve.
Postimi i plotë
“BRAVO!
Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Kryemadhi.