MENU
klinika

Deklarata e Kryemadhit

‘Sot flitet a do ekzistojë më emri Shqipëri në hartë apo jo…’

16.12.2018 - 14:16

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Korça ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të LSI në këtë qark, tha se të rinjtë duhet të ngrihen për të rrëzuar regjimin “kriminal” të Ramës.

Kryemadhi gjithashtu, tha se arsyeja pse të gjithë të rinjtë e Shqipërisë duhet të ngrihen në këmbë është fakti, se sot diskutohet nëse do të ekzistojë më emri Shqipëri në hartë, apo jo.

“Analistët thonë që është Dhjetori i dytë, analistët thonë që po vjen një rrymë e re dhe një filozofi e re, por do të dëshiroja të thoja që ky nuk është Dhjetori i Dytë. Ky është një Dhjetor ndryshe, nga Dhjetori tjetër. Sot diskutohet a do të ekzistojë më emri Shqipëri në hartë apo nuk do të ekzistojë më.”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Dua të them dhe diçka tjetër. Sot ne jemi në Korçë, do të vazhdojmë nëpër rrethe të tjera dhe nuk do të ndalemi në të gjithë Shqipërinë. Kjo thirrje nuk ka ardhur vetëm nga LSI por ka ardhur dhe nga shumë parti të tjera.

E tha Petrika, harroni kartën e anëtarësisë, harroni flamurin e partisë, futini në sirtar se do ju duhen për më vonë, por zgjoni ndërgjegjen kombëtare sepse kjo është më e rëndësishmja. Shqipëria po i thërret bijtë e saj. Vetëm rinia shqiptare mund t’i fusë të rinjtë, që të zgjojë jo vetëm klasën politike, por që të zgjojë të gjithë popullin, të zgjojmë prindërit, të zgjojmë vëllezërit, të zgjojmë gjyshërit, sepse jetojmë në minimumin e jetesës. Të zgjoni gjyshërit tuaj, që marrin pension 70.000 lekë të vjetra, që janë mbi 600.000 pensionistë në Shqipëri që jetojnë me minimumin jetik, me pensionet e tyre nuk paguajnë dot ilaçet. Me pensionet e tyre nuk paguajnë dot dritat dhe ujin e jo më të ushqehen. Prandaj kërkoni ndihmesën e gjyshërve tuaj, që të jenë me ju në çdo protestë kundër kësaj qeverie grabitëse.

Kërkoni ndihmën e prindërve tuaj, të cilët mundohen dhe rraskapiten për t’ju dhënë shansin dhe mundësinë që të shkolloheni, që të keni një jetë më të mirë në të ardhmen. Kërkoni sportin e pedagogëve tuaj, të cilët pa ndihmën e tyre, nuk do të kishim arsim, edhe me të metat e veta. Por bashkë me ta, edhe ju do të bëni që diplomat që ju do të keni, do të jenë diploma të cilat janë dinjitoze dhe ju garantojnë vendin e punës, dhe jo të jenë diploma të cilat nuk vlejnë për asgjë. Prandaj kjo protestë ka një rëndësi të veçantë. Ka rëndësi për të kuptuar, që Reforma në Arsim e Edi Ramës dështoi. Ka rëndësi për të kuptuar që premtimet e Edi Ramës deri më sot kanë qenë mashtrime. Ka rëndësi për të kuptuar që Edi Rama, jo vetëm ka mashtruar shqiptarët, por Edi Rama ka mashtruar dhe ndërkombëtarët me fasadat e tij zbukuruese, dhe sot ai është përballë të gjithë këtij realiteti të hidhur dhe të zi.

kryemadhi-konica.al

Këtij realiteti që sot nuk mund ti themi që është i bukur, këtij realiteti që nuk mund ti themi që është i begatë, por është realiteti më i zi që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, mbas viteve 97 dhe sigurisht në momentin ku ndryshoi sistemi. E thonë të gjithë që është Dhjetori i dytë. Analistët thonë që është Dhjetori i dytë, analistët thonë që po vjen një rrymë e re dhe një filozofi e re, por do të dëshiroja të thoja që ky nuk është Dhjetori i Dytë.

Ky është një Dhjetor ndryshe, nga Dhjetori tjetër. Ky është një Dhjetor për të kuptuar që sot, më shumë se kurrë, nuk diskutohet më fjala e Lirë, por diskutohet e ardhmja e Shqipërisë ,çështja e demokracisë. Sepse ka 5 vjet që s’ka demokraci dhe ka 27 vjet që demokracia është shumë e brishtë në Shqipëri, dhe nuk janë ngrit shqiptarët ndonjëherë në protestë në demokraci. Sot diskutohet a do të ekzistojë më emri Shqipëri në hartë apo nuk do të ekzistojë më. Dhe kjo është arsyeja që njerëzit janë ngritur, e sidomos të rinjtë, e që kërkojnë nën flamurin kombëtar për të protestuar përpara zyrës së kryeministrit, i cili nuk e ka problem të fali çdo gjë të Shqipërisë vetëm për të shpëtuar kokën e tij.

Prandaj o sot o kurrë për t’u bashkuar me vëllezërit tuaj, me studentët. Por nuk do të jenë vetëm studentët, do të jenë dhe naftëtarët, të cilët luftojnë për statusin e tyre dhe Edi Rama i përçau, i masakroi, i sakatoi.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit