MENU
klinika

Kriza politike

Kuvendi hedh shortin për KED, pas tërheqjes së Ilir Metës

03.12.2018 - 17:23

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi më datë 7 Dhjetor.

Ky vendim vjen pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se për shkak të vakuumit ligjor, nuk mund ta hidhte shortin.

Meta i ofroi Kuvendit precedentin e një viti më parë, ku ligjvënësve i lind e drejta për ta hedhur shortin nëse Presidenti tërhiqet.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Kryetari i Kuvendit, me Urdhrin Nr.1, datë 3.12.2018, ka vendosur hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datën 7 dhjetor 2018, ora 10:00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-Avokatit të Popullit;

-përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë;

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare;

-anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit;

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare,

-medias.

Bashkëlidhur Urdhri nr.1, datë 3.12.2018 i Kryetarit të Kuvendit, për datën dhe orën e organizimit të shortit, dhe Urdhri nr. 2, datë 3.12.2018, i Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të përkohshëm)”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!