MENU
klinika

Detajet

Kuvendi rinis në 18:00/ PD nuk do braktisë sallën

20.12.2018 - 13:22

Ndërsa seanca plenare pritet të rinisë në orën 18:00, pasi disa ndërprerjeve radhazi, deputetë të Partisë Demokratike, kanë vendosur të mos braktisin sallën e Kuvendit.

Seanca u ndërpre sot disa herë nga kryeparlamentari Ruci, pasi deputeti demokrat Endri Hasa, qëlloi me vezë kryeministrin, veprim për të cilin Byroja e Kuvendit, vendosi ta përjashtojë për 10 ditë nga aktivitetet parlamentare.

Ora 11:50 Ndërpritet për të katërtën herë seanca plenare pasi deputeti i PD-së Endri Hasa i përjashtuar nga Byroja për 10 ditë nuk pranon të dalë nga salla.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Byroja vendosi përjashtim me 10 ditë për deputetin Endri Hasa, nisur nga sot. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.Zoti Hasa liro sallën. Kryetar i grupit nxirre deputetin përjashta. Hasa liro sallën. Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos e mbajtur peng deputeti i grupit tënd parlamentar. Procedura do vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë asnjë deputet dhe asnjë grup parlamentar. Sipas rregullores. Me sa duket s’keni ardhur për të debatuar sot. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!