MENU
klinika

Detajet

‘La Repubblica’ për shqiptarin: Vrapoi të shpëtojë fqinjët e bllokuar nën rrënoja

27.12.2018 - 19:50

Një 35-vjeçar nga Fieri ka qenë sot kryefjala e medias prestigjioze italiane “La Repubblica” pas tërmetit 4.8 ballë i shkaktuar nga vullkani “Etna”.

E përditshmja italiane përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shndërruar në heronjtë e ditës.”

Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë.

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.Janë momente që s’ mbarojnë kurrë, thotë ai, mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazdhonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e baensës së tij ishte e bllokuar, thotë Gazmend. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dal i gjallë nga gërmadhat e banesës.”

“Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, shkruan gazetari, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë, Është Italia që reziston “

Një ditë pas tërmetit rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi e së bashku me banorët e tjerë kanë kaluar natën në makina larg zonave të banuara, nga frika se tmerri i një nate më parë mund të përsëritje.

Gjatë natës së shkuar toka është dridhur përsëri, janë regjistruar mbi 10 lëkundje tërmeti por në shkallë të ulët e vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikqyrje special nga ekspertët e institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë.