Një aksident rrugor është shënuar pak më parë në aksin Lezhë-Tiranë dhe si pasojë një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhura në Tale, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje këmbësorin.
Sipas policisë, viktima është shtetasi D.V. 61 vjeç, banues në Tale. Për këtë autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “BMW”.
“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.