Deri mëngjesin e ditës së hënë në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 12 kërkesa për amnisti, nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe afati pesëditor për dorëzimin e kërkesave do të përfundojë të martën.
Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë në gjykatë personalisht ose përmes postës, ndërsa pas skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesave, gjykata dhe prokuroria do të ketë afat pesë dite që të përgjigjen se kush do të falet dhe kush jo.
Ligji për Amnisti javën e kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.
Ndërsa deputetët e Kuvendit më 18 dhjetor me procedurë të shkurtë dhe me 95 vota për asnjë kundër dhe të përmbajtur miratuan Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas ligjit, amnisti nuk do të ketë për organizatorët, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat. /Konica.al/