MENU
klinika

Rainer Maria Rilke

Mjeshtri i vargut të dashurisë

05.12.2018 - 10:54

“Unë sillem rreth Zotit, rreth kalasë antike, sillem prej mijëra vitesh dhe akoma nuk di, nëse jam një fajkua, një stuhi apo një këngë e gjatë”.

Rainer Maria Rilke lindi më 4 dhjetor 1875, në Pragë, fëmija i vetëm i një martese të palumtur. Po ashtu edhe fëmijëria e Rilkes ishte e palumtur. Fillimisht, prindërit e futën në një shkollë ushtarake me dëshirën që të bëhej oficer, një pozicion i papërshtatshëm për Rilke.

Me ndihmën e xhaxhait, i cili e kuptoi se Rilke ishte një fëmijë shumë i talentuar, Rilke u largua nga akademia ushtarake dhe hyri në një shkollë përgatitore gjermane.

Në kohën kur u regjistrua në Universitetin Charles në Pragë më 1895, e dinte se do të ndiqte një karrierë letrare: kishte publikuar tashmë vëllimin e parë me poezi, ”Leben und Lieder”.

Në vitet 1895-1896, Rilke botoi koleksionin e dytë ”Sacrifice to the Lares”. Si rrjedhojë, Rilke vendosi të largohej nga universiteti për Mynih, Gjermani, dhe më pas bëri udhëtimin e tij të parë në Itali.

Në vitin 1897, Rilke shkoi në Rusi, një udhëtim që do të ishte një moment historik në jetën e tij, duke shënuar fillimin e vërtetë të veprave të hershme serioze.

Në Rusi poeti i ri u takua me Tolstoin, ndikimi i të cilit shihet në “Rëfenja të Zotit” dhe Leonid Pasternakun, babanë e nëntë vjeçarit Boris. Në Worpswede, ku Rilke jetoi për një kohë, u takua dhe u martua me Clara Westhoff, e cila kishte qenë nxënëse e Rodinit.

Në vitin 1902, ai u bë mik dhe për një kohë sekretari i Rodinit, qëndrimit dymbëdhjetë vjeçar në Paris, kohë kur gëzoi aktivitetin e tij më të madh poetik.

Puna e parë e madhe “Libri i Orëve” u shfaq në vitin 1905, e ndjekur më 1907 nga “Poema të reja” dhe “Shënimet e urës Malte Laurids”. Rilke do t’i vijonte udhëtimet gjatë gjithë jetës së tij, si në Itali, në Spanjë dhe në Egjipt, por Paris do të shërbente si qendra gjeografike e jetës së tij, ku së pari filloi të zhvillonte një stil të ri të poezisë lirike, të ndikuar nga artet vizuale.

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Rilke u detyrua të largohej nga Franca dhe gjatë luftës ai jetoi në Mynih.

Në vitin 1919, ai shkoi në Zvicër ku kaloi vitet e fundit të jetës. Këtu shkroi dy veprat e tij të fundit “Elegjitë” (1923) dhe “Sonetet e Orfeut” (1923).

Vdiq nga leuçemia më 29 dhjetor 1926. Kur vdiq, vepra e tij u admirua nga shumë artistë evropianë, por ishte thuajse e panjohur për publikun e gjerë.

Reputacioni mori një hov njohjeje mbarëbotërore pas vdekjes dhe vijon të konsiderohet si mjeshtër i vargut.

Rilke nuk lëshonte kurrë nga dora diçka që të mos ishte plotësisht e përkryer. “Sonetet janë këngët e fitores së tij”, – do shprehej Bowra.

Këngë dashurie

Si ta mbaj këtë shpirtin tim, që

Të mos preket në tëndin?

Si ta ngre tej teje në diçka më të mirë?

Ah, sa dëshiroj ta vë

Diku të humbur në errësirë,

Në një vend të qetë, të huaj nga

 S’ndihen dridhje, kur dridhet e jotja thellësirë

Dhe gjithçka na prek, afër e larg,

Na merr së bashku si një hark

Që nga dy tel një tingull të vetëm nxjerr.

Në ç’instrumet jemi tendosur vallë?

E ç’vionlinist na ka në dorë të gjallë?

O këngë e ndjerë.

Rilke ishte i ndjeshëm dhe meditues. Stili i tij poetik ishte i pasur dhe i zhdërvjellët, i cili ndryshonte nga më i thjeshti tek më i përpunuari dhe më i thelli.

Në përgjithësi karakterizohet nga shëmbëlltyra e mrekullueshme vizuale, muzikaliteti dhe përdor tema e tij e vazhdueshme.

Tingëllima e vargut të Rilkes shpesh është mistik dhe profetik, ai përdor simbolizmin si një mjet shprehjeje dhe krijon poezi me ngjashmëri të madhe me vargun mesjetar, ngjashmëri e cila me sa duket pasqyron pikëpamjet fetare të Rilkes, kqyrjen midis çështjeve emocionale dhe shpirtërore të përfshira në kërkimin e mirësisë dhe përsosurisë në mungesë të një perëndie personale dhe kredhjen në vdekje si temë poetike.

Rilke ishte antimodern në shumë mënyra, një qëndrim veçanërisht i dukshëm në antipatinë që kishte për qytetet e mëdha moderne.

Shkroi një gamë të gjerë poezish e prozash, ndër të tjera: “Libri i imazheve” (1902), “Libri i orëve” (1905), “Poema të reja” (1907), “Rekuiem” (1909), “Tregime të virgjëreshës Mari” (1913), “Rrëfime të Zotti” (1900), “Auguste Rodin” (1903), “Letra Sezanit” (1985) etj

“Dhimbjet janë të panjohura, dashuria nuk mësohet, thirrja që na bëhet për të shkuar drejt vdekjes mbetet e errët. Mbi tokë vetëm kënga feston dhe kremton”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpëtim Nazarko

Vdekja e Plakut Dritëro!


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB