MENU
klinika

Çfarë simbolizonte?

Pse më parë, djemtë në moshën e burrërisë mbanin vath në vesh?!

09.12.2018 - 20:24

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, shumica e nënave lindnin shumë fëmijë. Por, kryesisht si rrjedhojë e varfërisë ekonomike, e kulturës shëndetësore dhe e përkujdesit mjekësor krejt të pamjaftueshëm, vdekshmëria foshnjore ishte shumë e lartë.

Sipas përllogaritjeve të përafërta, gjatë fazës së fundit të kësaj shoqërie, vdekshmëria e foshnjave ishte 20-30%, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare e popullsisë nuk i kalonte të 38 vjetët.

Vdekshmëria foshnjore ishte më e lartë sidomos në zonat e thella malore dhe në ato moçalore. Ndodhte shpesh që mjaft çifte bashkëshortësh u jetonin vajzat, por djemtë u vdisnin të mitur.

Sipas një bestytnie mjaft të përhapur pothuajse në të gjithë shoqërinë shqiptare, me qëllim që të mos vdiste si vëllai apo vëllezërit pasardhës, por të jetonte si motra apo motrat, djalit të sapolindur i vihej një vath argjendi ose ari, vartësisht nga niveli ekonomik i familjes.

Si rregull, një vath i tillë mbahej nga djali me vëllezër parardhës fatkeqë derisa kalonte moshën kritike, gjatë së cilës jeta e tij konsiderohej më e rrezikuar nga forcat e mbinatyrshme.

Përgjithësisht, vathi fatsjellës mbahej deri në fillim të moshës së adoleshencës, deri ne çastin që djali bëhej i aftë të përdorte armën. Kësisoj, vathi në veshin e djalit ose veshi i shpuar i tij në moshën e burrërisë simbolikisht shenjonte vetëm faktin se atij i kishin vdekur një ose disa vëllezër parardhës.

Ndërsa në disa kultura perëndimore të vendeve më të urbanizuara, vathi në veshin e djathtë të mashkullit e shenjon atë si homoseksual.

 

Zyhdi Dervishi “Lente të ndërveprimit simbolik”

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB