MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse Perëndimi i frikësohet ndikimit të Kinës?

12.12.2018 - 16:58

Ajo që është më e dukshme në lidhje me përpjekjet e Kinës për të përhapur ndikimin e saj jashtë vendit nuk është suksesi, por lehtësia me të cilën ato ekspozohen. Paraqitja e këtyre përpjekjeve si një kërcënim i vërtetë për demokracitë e botës jo vetëm që shton pasiguritë e Perëndimit, por i jep Kinës më shumë merita seç duhet.

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, Perëndimi ka investuar shumë për të nxitur liberalizimin politik në Kinë. Rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Ndikimi i Kinës në Perëndim ka qenë temë e raportimeve të medias, studimeve të shumta dhe ka shqetësuar shumë politikanë, duke nisur që nga zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, deri tek ish-kryeministri australian Malcolm Turnbull.

Sipas tyre Kina kërkon kultivimin e lidhjeve me politikanët perëndimorë, krijimin e Instituteve të Konfuci në të gjithë botën për të promovuar gjuhën dhe kulturën kineze, zgjerimin e mundësive globale të rrjeteve propagandistike të Kinës, etj.

Si duhet të përballen demokracitë liberale perëndimore me Kinën që po kërkon të arrijë objektivat e saj ideologjike dhe gjeopolitike?

Fillimisht, udhëheqësit dhe institucionet perëndimore duhet të bëjnë dallimin ndërmjet aktiviteteve të sponsorizuara nga shteti dhe shkëmbimeve reciprokisht të dobishme kulturore, qytetare dhe arsimore midis qytetarëve dhe entiteteve private.

Për të qenë të sinqertë, Partia Komuniste e operacionit “Fronti i Bashkuar”, shpesh mbështetet tek qytetarët privatë për të arritur objektivat e saj. Aktorët privatë gjithashtu kanë nxitje joformale për të favorizuar krerët e Kinës. Si rezultat, edhe aktivitetet e pavarura ose private mund të përbëjnë rreziqe politike për organizatat perëndimore.

Por kjo nuk do të thotë se subjektet perëndimore duhet të refuzojnë plotësisht çdo mundësi për bashkëpunim me entitetet dhe individët kinezë.

Pra, ndërkohë që Perëndimi duhet të tregohet vigjilent, duhet të shmangë reagimin e tepërt. Për shembull, një donacion nga një biznesmen i pasur kinez duhet të mirëpritet, për sa kohë që është transparent.

Në fakt, transparenca është një nga mekanizmat më të fuqishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike perëndimore nga “operacionet kineze të influences”. Për shembull, një kod i përbashkët i sjelljes për t’u marrë me Kinën do të ndihmonte gjithashtu për të siguruar që vlerat demokratike të respektohen në çdo marrëveshje ose bashkëpunim.

Institucionet perëndimore përfitojnë nga elasticiteti i pashembullt, falë vlerave liberal-demokratike që i mbështesin ato. Ato nuk mund të shtypen lehtësisht nga një regjim autoritar.

Ajo që është më e dukshme në lidhje me përpjekjet e Kinës për të përhapur ndikimin e saj jashtë vendit nuk është suksesi, por lehtësia me të cilën ato ekspozohen. Paraqitja e këtyre përpjekjeve si një kërcënim i vërtetë për demokracitë e botës jo vetëm që shton pasiguritë e Perëndimit, por i jep Kinës më shumë merita seç duhet.

Minxin Pei është një profesor  në Claremont McKenna College.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kundërshtar i përbashkët nuk mjafton...

Aleanca Kinë-Rusi është thjesht një iluzion…