05.12.2018 - 10:14
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.
Kreu i qeverisë mori pjesë të martën në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb, Kroaci.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama zhvilloi takime edhe me autoritetet më të lartë kroate.
Në takimin që Kryeministri Rama pati me homologun Andrej Plenković u nënshkrua Marrëveshja për Partneritet Strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe një Deklaratë e Përbashkët për Sigurimin e Kufijve mes dy vendeve.