MENU
klinika

Deklarata

Rama: Pavarësisht jelekëve të verdhë, jemi në rrugën e duhur

03.12.2018 - 14:06

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet Buxheti, foli edhe për projektin e Unazës së Re dhe protestuesit, ku duke marrë shkas nga protestat e zhvilluara në Paris të Francës, ku protestuesit njihen si “Jelekët e Verdhë” për shkak të jelekëve që veshin,  kreu i qeverisë tha: “Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, mendoj se jemi në rrugën e duhur me projektin”.

Rama duke marrë spunto më herët edhe nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën.

rama parlament

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv,” tha ai.

Mes të tjerash Rama tha se kur qeveria e tij erdhi në pushtet, vendi ishte në prag të një katastrofe të dytë pas asaj të 97-ës.

“Një shprehje thotë; ekonomistët i vlerësojnë qeveritë edhe për atë që nuk ndodh dhe mund të kishte ndodhur’. Dhe kjo parti ka meritën që ka penguar që të ndodhë një katastrofë e dytë pas asaj të 97 kur morëm mandatin e parë. ishim në prag të një falimentimin e plotë. Që na u desh të thërrisnim FMN. Ajo që është e rëndësishme, të mos harrohet, se pavarësisht se u futëm në atë lloj cikli, ne i qëndruam qysh në buxhetin ep arë premtimit për të kaluar nga taksa e sheshtë, tek taksimi i ndershëm; kush futin më shumë paguan më shumë. Pavarësisht se çfarë thuhet sot, ne jemi shumica që kemi taksuar më fortë ata që fitojnë më shumë. Sot ata që duhet me shprehej rëndom; oligarkë, kanë paguar më shumë”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!