MENU
klinika

Protestat

Rama: Studentët na dhanë një shuplakë, ktheva faqen tjetër

28.12.2018 - 10:24

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një urim për të gjithë socialistët fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste por më tej ka folur për studentët. Duke zgjedhur fjalë nga Bibla, Rama tha se studentët na dhanë një shuplakë që e përvëlon njësoj si ditën e parë por se zgjodhi të kthejë faqen tjetër. Ai tha se studentët shohin nga PS pasi për ta është mundësia e vetme.

“Uroj që të gjithë ju së bashku me të gjithë anëtarët e familjes sonë të madhe politike të keni një vit të ri të gëzuar me shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë.

Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne.

Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!