MENU
klinika

Strategjitë dixhitale

Renditja e Ramës dhe Bushatit në diplomacinë dixhitale

04.12.2018 - 22:10

Diplomacia digjitale po mbështetet dhe ka një rritje të pabesueshme nga liderët botërorë në të gjithë botën, dhe këtu nuk mungon as Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama, ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe faqja zyrtare e MEPJ-së në Instagram kanë njohur një rritje të ndjeshme, sipas raportit më të fundit të Twiplomacy, që studion strategjitë digjitale të liderëve, qeverive në botë dhe organizatave ndërkombëtare.

Diplomacia po bëhet gjithnjë e më e dukshme në Instagram, thotë raporti, dhe mes 428 profileve zyrtare botërore, për një profil mjaft interaktiv renditen edhe kryeministri Rama, ministri Bushati dhe profili i MEPJ-së.

diplomacia-konica.al

Në renditjen e përgjithshme kryeministri Rama është në vendin e 184, i ndjekur më pas nga ministri Bushati dhe MEPJ.

Instagrami po bëhet një rrjet social që po përdoret gjithnjë e më shumë nga liderët botërorë, qeveritë dhe ministritë e jashtme.

Nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara, 81% e tyre kanë prezencë zyrtare në këtë rrjet. Por çfarë postohet, thotë Twiplomacy.

Në harkun kohor të një viti janë postuar foto të takimeve, samiteve, zgjedhjeve elektorale, apo takimeve bilaterale me homologë të tyre.

diplomacia-konica.al

Ndërkohë vërehet se Instagram Stories janë bërë një kanal i dytë për diplomacinë digjitale dhe për Instaplomacy, ku liderët botërore takohen, urojnë dhe etiketojnë (tagojnë), njëri-tjetrin.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një nga institucionet më aktive në Shqipëri përsa i takon komunikimkt përmes rrjeteve sociale.

Madje, një vit më parë, MEPJ dhe ministri Bushati fituan çmimin e parë në rajon përsa i përket përdorimit të Twitter-it. Ndërkohë që aplikacionet për qytetarët që jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit po njohin përdorim më të gjerë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!