21.12.2018 - 21:43
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar me një status në Twitter pas një telefonate të marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Bushati bën me dije se zyrtari i lartë amerikan ka falenderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.
“Ai nënvizoi gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet europiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme,” shkruan ai.