08.12.2018 - 21:53
Shteti spanjoll duket se nuk e ka aspak të lehtë t’u mbledhë taksat personazhe të famshëm. Cristiano Ronaldo, por edhe Lionel Messi janë akuzuar për shmangie nga taksat, ndërsa së fundmi nga mediat spanjolle ka dalë emri i këngëtares kolumbiane, Shakira.
Këngëtarja e famshme pritet të akuzohet formalisht nga shteti spanjoll për shkak se ka 3 vite pa paguar taksat. 41-vjeçarja nga Kolumbia, e cila është edhe bashkëshortja e futbollistit spanjoll Pique, pritet të dalë para gjykatës për tu vetëmbrojtur për akuzën se nuk ka paguar 14.5 milionë euro për 3 vite.
Borxhet e saj datojnë mes viteve 2011 dhe 2014 të paktën kështu raporton “El Pasis”.