MENU
klinika

Detajet

Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës

21.12.2018 - 09:24

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.

Ai doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit teksa u theksua se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Karriera e gjyqtarit u vu në dyshim, teksa hetimi administrativ i thelluar evidentoi një sërë problemesh me disa pasuri të patundshme të kryegjyqtarit të Korçës, si edhe një raport i DSIK-së që nuk shkon në favor të tij, pasi konkludon për kontakte të papërshtatshme.

Që në nisje të seancës, relatorja vuri në dukje raportin negativ nga ILDKPKI dhe DSIK. Sipas KPK-së, Belishta ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka kryer fshehje të saj dhe nuk ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.

Gjyqtari nuk ka deklaruar burimin e ligjshëm për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti në Korçë në vitin 2009, me sipërfaqe 107 metra katrorë dhe me vlerë 6 milionë lekë. Gjithashtu, ai nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për të justifikuar shpenzimet. Gjyqtari vetë, i cili ishte i pranishëm në seancë, tha se burimi i pasurisë ishte i ligjshëm dhe se në kohën kur ka blerë apartamentin, ka qenë beqar dhe mobilimi i tij është bërë hap pas hapi ndër vite, duke i deklaruar shpenzimet në ILDKPKI.

Ai tha më tej se prindërit i kishin dhuruar 1.2 milionë lekë për blerjen e apartamentit. KPK vazhdoi më tej me një pronë tjetër, banesë 62 metra katrorë në Maliq. Sipas hetimit administrativ, Belishta nuk kishte deklaruar burimin e ligjshëm të ndërtimit dhe mobilimit të banesë me një vlerë 2.6 milionë lekë dhe se kishte dyshime për deklarime të rreme për përfitimin e truallit. KPK ngriti dyshime edhe për ndërtim të paligjshëm, pasi shtëpia ishte legalizuar në vitin 2014.

Për këtë pronë, Belishta tha se kishte vënë në vend një amanet të gjyshit të tij. Ai tha para Komisionit se toka ishte oborri i shtëpisë ku ai ishte rritur rreth viteve 1970 dhe se e kishte pronësuar me ligjin 7501. Ai tha se nuk kishte pasur konflikt interesi me personat që kishin menaxhuar dokumentet për lejet.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit