01.12.2018 - 16:20
Në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike në qarqe, Xhevdet Amuli u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër duke mposhtur ish kreun e PD-së së qarkut të Shkodrës, Ramiz Çobën.
Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota u shpallën të pavlefshme.
Ndërkohë kryetari i degës së partisë Demokratike nr.7 Tiranë u rikonfirmua Lefter Kostenja (Gështenja),
Kostenja mori 112 vota kundret Skënder Makishtit i cili mori 11 vota.
Procesi i votimit u bë nën mbikëqyrjen e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe të deleguarit Dritan Shano.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Basha firmos shkresën