MENU
klinika

Video

‘Shpërthen’ Berisha: Rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri!

21.12.2018 - 13:15

Ish-kryeministri  Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka vijuar më tej me akuzat ndaj qeverisë aktuale.

Berisha ka bërë thirrje maxhorancës që të votojnë “Vettingun në politikë”, “ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.

Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh Berisha.

basha berisha dhe pushteti me vote-konica.al
basha berisha dhe pushteti me vote-konica.al

Pjese nga fjala e Berishës:

Ne jemi sot në një seancë më të rëndësishme që kemi zhvilluar ndonjëherë në ekzistencën e pluralizmit politik këto 6 vitet e fundit. Sot ne vijmë këtu në një kokë kur për shkak të lidhjet me krimin bajlozët e krimit dhe bandat të kësaj maxhorance, në atë shkallë sa.. natyrisht prapa shumë prej këtyre unë shoh, Shullazët, Habilajjt, Lul Berishën, e me radhë banda të tërë. Të cilëve drejtësia mund t’ua shkulte dhembët brenda dy muajve nëse nuk do ti mbështeste kjo maxhorancë.

Në krye të tyre kanë krye banditin, kreun e meduzës, të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar që nga viti 91. Kanë sjellë një rrënim e largim masiv të të rinjve shqiptarë, largim të investitorëve të huaj dhe vrasje shprese në cdo zemër e mendje shqiptare.

Ramës mund t’i vesh 100 epitete por njëri është më i vërtetë: shpresëvrasës.
Rama me lidhjet e tij me bandat, Shullazët, Bajrat, etj, ka shtuar kirmin në sistem dhe i ka kyçur dyert e Europës Shqipërisë.
Ne dy raporte ekselente të KE bëhen të pavlere nga Këshilli i ministrave evropiane dhe dyert rrinë të mbyllura.
Ky amendament do të ishte një shenjë pozitive për hapjen e dyerve.

Këto që them nuk janë fiction por kanë emër, dhe kanë maxhorancën. Ndaj dhe ju e konsideroni këtë si grackën ku shpirti i kriminelit kapet si laraska.
Komisioni i Venecias ka thënë se kjo është një nismë legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë një realitet. Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime pulitke, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies.

Rama e filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar dhe më falni qytetarë se dje ju dhashë informacion të gabuara, sot i kam të sakta, të ndërtuara në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë. Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në google eardh dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës.

Palo burra, palo kriminelë.., pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.

Ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!