MENU
klinika

Protesta

Studentët e Shqipërisë në lupën e mediave të huaja

06.12.2018 - 17:13

Studentët treguan sot “fuqinë” e tyre duke mbushur rrugën e Durrësit në Tiranë për të protestuar përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundër tarifës për provimet e mbartura.

Kjo protestë madhështore, bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat.

Megjithatë kjo arritje nuk do t’i ndalë studentët të cilët zotohen se do të vijojnë protestat derisa ministria të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve.

Studentëve të Universitetit të Tiranës, iu bashkuan edhe ata të Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodrës.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë së Arsimit janë: 1-Anulimi i VKM për tarifa shtesë. 2- Përgjysmimi i tarifës së studimit. 3- Përmirësimi i kushteve të konvikteve. 4-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Kjo ngjarje në Tiranë, nuk u ka shpëtuar edhe mediave në Europë e deri në SHBA.

Media prestigjoze amerikane si New York Post, Washington Post apo Seattle News, i kanë kushtuar artikull protestës së studentëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Duan t’i mbyllin gojën pasi denoncon krimin“

Mesazhet kërcënuese për Bardhin, eksperti Karamuço zbardh prapaskenat

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal