07.12.2018 - 09:35
Studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë bllokuar kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojnë përgjysim të tarifave të studimit, si dhe një sërë pikash të tjerë.
Ndërkohë dje ministria e Arsimit pranoi vetëm një prej pikave, heqjen e tarifave për provimet e mbartura.