MENU
klinika

Detajet

Thyerja e memorialit të Thimio Lolit/ OMONIA: Provokim i rëndë antihelenik

04.12.2018 - 13:13

OMONIA e cilëson provokim të rëndë antihelenik, aktin e shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Krane.

Sipas “OMONOIA”, ngjarja përbën vazhdim “të emisionit antihelenik të stacionit televiziv Top Channel, vetëm pak ditë më pare, ku me shtrembërime të ndodhive historike iu referua aktivitetit të heroit legjendar të Vurgut”.

DEKLARATË PËR SHTYP

Provokim i rëndë antihelenik akti i shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja. Emisionet raciste të MIM janë përgjegjësit moralë.

Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit

Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli.


BDMEG “OMONOIA” denoncon se ngjarja përbën vazhdim të emisionit antihelenik të stacionit televiziv Top Channel, vetëm pak ditë më pare, ku me shtrembërime të ndodhive historike iu referua aktivitetit të heroit legjendar të Vurgut. Nuk është një emision i izoluar por vazhdim i shumë të tjerave të së njëjtës natyrë dhe përmbajtje për të cilat herë pas here kami shprehur shqetësimin tone dhe kemi paralajmëruar për pasojat negative.

Me sa duket kohët në të cilat Minoriteti Etnik Grek kishte nevojën e mbrojtjes së heronjve
sikundër Thimjo Loli dhe të tjerë të atyre përmasave nuk kanë kaluar dhe ekzistojnë qarqe që duan t’i rikthejnë.

Instrumentat shtetërorë që monitorojnë masmedian, përmbajtjen e programeve televizive
sikundër edhe autoritetet e pavarura për mbrojtjen nga fenomenet e kultivimit të racizmit dhe ksenofobisë duhet të vihen në lëvizje në mënyrë të menjëhershme.

Minoriteti Etnik Grek ka të drejtë të pamohueshme dhe të sanksionuar të nderojë historinë e tij dhe heronjtë që ka nxjerrë në praninë dhe ecurinë e tij diakronike në territoret amtare.

Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!