MENU
klinika

Këshilli i Legjislacionit

Vetting-u bën bashkë PS e opozitën

05.12.2018 - 12:48

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka bërë sot bashkë deputetë të opozitës dhe maxhorancës, e cila drejtohet nga kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi.

Më herët në mbledhje ka qenë i pranishëm Ervin Salinaji apo Enkelejd Alibeaj, apo deputetë të tjerë të PD, ku kanë diskutuar me shoqërinë civile. Ndaj këtë herë pjesë e mbledhjes janë të gjithë anëtarët e PD dhe LSI.

DISKUTIMET

Eksperti i PS, Artur Metani gjatë fjalës së tij para të pranishmëve u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura qe do beje procesin e vetingut. Ai tha se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Bazuar në analizën e mësipërme mbi propozimin për të bërë shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim realizimin e vetting-ut për politikanët dhe disa zyrtarë të lartë

shtetërorë, në gjykimin tonë, projektligji i propozuar, paraqet:
1-mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;
2-kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;
3-mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i PD tha se kufizimin me ligj te te drejtave të caktuara politike, është i pranueshëm nëse kufizon influenca qofte kriminale.

“Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor te zgjedhjes se kandidateve per deputete me lista te mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qellim mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit te organizuar. Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimin do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund te konsiderohet i paligjshëm. Prandaj do te jete ligji qe do hartohet nëse miratohen ndryshimet, qe do te përcaktojnë se cila do konsiderohen kontakte te papërshtatshme”, tha Bardhi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!