Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor Shkodër-Hani i Hotit është bllokuar.
Automjetet e tonazhit të lehtë nuk mund të kalojnë në këtë aks të rëndësishëm nacional.
Mësohet se firma kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës ka kryer pastrimin e saj.
Si pasojë e motit të keq, shumë akse në vend kanë vështirësi qarkullimi.
Ndërkohë dy shtetas maqedonas kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Aksidenti u regjistrua në dalje të doganës së Morinit dhe dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq.
Siç shihet nga pamjet, makina është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.