MENU
klinika

Divorc brenda opozitës?

Aleatët ‘kryqëzojnë’ Bashën: Jo bojkot, por protesta ekstreme!

18.01.2019 - 16:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet mes dy zjarreve. Nga njëra anë përballë qeverisë Rama, nga ana tjetër, kryedemokrati, nuk po arrin dot të ngopë ‘orekset’ e aleatëve të tij.

Krisjet dhe përplasjet tregojnë se marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar, nuk janë aq të shëndosha. Në një moment kritik politik, Bashës i intereson që të përcjellë një imazh të unifikuar me besnikët e tij, por situata duket se po i del jashtë kontrollit. Tashmë, është bërë traditë, që partitë e mëdha politike, të përplasen me partitë e vogla, në prag zgjedhjesh, për shkak të kërkesave të tyre për përfaqësim në pushtet vendor dhe në atë qëndror.

Zanafilla e problematikave, qëndron në ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Edhe pse u zotua që do ti dilte në krah, Basha, deri më tani nuk ka levizur as gishtin më të vogël për të bërë këto ndryshime, që penalizojnë partitë e vogla.

Dy ditë më parë, PD zhvilloi një takim me aleatët, ku u diskutua qëndrimi që do mbajnë si opozitë përballë mazhorancës. Mësohet, se në këtë takim, aleatët e kanë braktisur Bashën, duke mos i mbështetur kërkesën e tij për bojkot. Burimet brenda PD-së, thonë se partitë e vogla, i kanë dalë kundër idesë së bojkotit, por kanë kërkuar protesta masive, deri në largimin e Ramës nga qeveria.

Madje, aleatët e Bashës, janë shprehur që protestat të jenë ekstreme. I pari që ka këkruar përballje me qeverinë, ka qënë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka thënë përpara mediave se opozita do të përdorë çdo rrugë për t’u përballur me qeverinë.

Si opozitë, ne kemi rënë dakord që të shfrytëzojmë çdo lloj hapësire institucionale apo në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit për të bërë të mundur largimin sa më parë të kësaj qeverie, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi një sistem putinian të organizuar nga Edi Rama, që kontrollon tashmë çdo gjë. Jo vetëm ka shkatërruar Partinë Socialiste dhe e dhunon atë, ka shkatërruar dhe dhunuar çdo deputet, por tenton që tashmë çdo gjë ta kthejë në shërbim të interesave të tij personale”, deklaroi Mediu.

Më i ashpër në kërkesat e tij ka qënë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ashtu si Mediu, edhe Shehi ka kërkuar përballje me qeverinë me të gjitha format, duke nisur nga protesta që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Protesta do të zhvillohet brenda janarit. Ajo do të jetë një protestë që do të zgjasë në ekstreme, deri në rrëzimin e zotit Rama”, -tha Shehi.

Siç u përmend më lart, Kodin Zgjedhor, është kthyer në një ‘mollë’ sherri mes Bashës dhe aleatëve të tij. Në këtë pikë, duke parë se PD po i braktis, duke mos treguar seriozitet ndaj kërkesave të tyre, aletatët e kanë kërcënuar Bashën edhe me divorc politik. Ka qënë kreu i PAA-së, Agron Duka, ku ka deklaruar hapur se nëse nuk do të ndryshojë Kodi Zgjedhor, forca e tij politike mund të dalë e vetme në zgjedhje.

Kodi zgjedhor dhe Reforma Zgjedhore nuk ndryshojnë për shkak të interesave personale të kryetarëve të partive të mëdha. Dhe kjo na penalizon dhe ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk shohim e të mbështesim interesat personale të partive të mëdha”, ka deklaruar Duka, ndërkohë që qëndrim të njëjtë kanë shprehur edhe Ndoka, edhe Shehi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!