MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Amerika nuk është më e para…

15.01.2019 - 11:16

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, si fuqia dominuese evropiane, dhe botërore, kanë pilotuar sigurinë transatlantike. Por, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, SHBA nuk po e luan mire rolin e udhëheqësit botëror.

Siguria transatlantike sot duket si një avion fantazmë.

Me “ekuipazhin” e paaftë, domethënë, pa ndonjë udhëheqës, po fluturon si një autopilot derisa në mënyrë të pashmangshme godet diçka ose mbaron karburanti dhe vjen duke u rrëzuar. Për të shmangur katastrofën, ata që janë aty duhet të zgjohen sa më shpejt.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, si fuqia dominuese evropiane, dhe botërore, kanë pilotuar sigurinë transatlantike. Por, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, SHBA nuk po e luan mire rolin e udhëheqësit botëror.

Sot, pyetja e ish-Sekretarit të Shteteve të Bashkuara Henry Kissinger, “Kë të thëras nëse dua të thërras Europën?”, mund të ribëhet.

Kur Trump erdhi në pushtet, aleatët evropianë të Amerikës, mendonin se e dinin përgjigjen për këtë pyetje. Ata shpresuan se SHBA do të mbështesin përfundimisht status quo-në.

Politika amerikane, thoshin ata vetë, nuk do të ndikohej nga stuhitë e Trump, por nga njerëzit e besueshëm në qeverinë e tij, Rex Tillerson, sekretari i parë i shtetit i Trump; H.R. McMaster, këshilltari i dytë i Trump për sigurinë kombëtare; dhe James Mattis, sekretari i mbrojtjes.

Të gjithë tani janë zhdukur. Mattis, u largua pas njoftimit të menjëhershëm të Trump që ai do të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Siria, një vendim i rëndësishëm politik kundër këshillës së Mattis Departamentit të Mbrojtjes së tij.

Dhe mesazhet e çoroditura, kanë vazhduar, madje dhe janë shtuar. Më 19 dhjetor, pas një bisede telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan, Trump shkroi: “Ne e kemi mundur ISIS në Siri, arsyeja ime e vetme për të qenë atje”. Të nesërmen ai shkroi: “Rusia, Irani, Siria dhe shumë të tjerë nuk janë të lumtur … sepse tani do të duhet të luftojnë ISIS-in dhe të tjerët, të cilët ata e urrejnë, pa ne. “

Shumë vende janë të shqetësuara se një tërheqje e menjëhershme e forcave amerikane do të lejojë që ISIS të mbijetojë dhe të ringjallet.

Megjithatë, pa asnjë “të rritur” që t’i tregonte se çfarë të bënte, administrata e Trump nuk arriti të negocionte me Turqinë. Erdogan, i zemëruar anulloi një takim të planifikuar me Boltonin për të diskutuar tërheqjen.

Ky nuk ishte rezultat i mbikëqyrjes apo mosorganizimit në administratën Trump. As i udhëheqjes joefektive apo të gabuar. Në këtë pikë, askush nuk e di se çfarë është politika amerikane apo edhe kush e drejton atë.

Muajin e ardhshëm, politikanë dhe diplomatë do të mblidhen për Konferencën vjetore të Sigurisë të Mynihut.. MSC pra paraqet një mundësi të rëndësishme për të diskutuar haptazi mungesën e plotë të lidershipit në sigurinë transatlantike.

Këtë vit, tema duhet të jetë “A është dikush në timon?”.

Ana Palacio është ish-Ministre e Punëve të Jashtme e Spanjës dhe ish-Nënkryetare e Lartë dhe Këshilltare e Përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore. Ajo është një lektore në Universitetin Georgetown./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN