MENU
klinika

Mesazhi i Papa Françeskut

Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

08.01.2019 - 18:26

Arqipeshvia metropolitikane në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit “Politika e mirë është në shërbim të paqes”.

Letra:

Fillimi i nje viti te ri nis me shpresa te reja dhe me urimet me te mira per te ardhmen. Ne kete kontekst festash, por edhe shqetesimi, me shikimin hedhur perpara, Kisha katolike i propozon botes mbare një Dite Botërore kushtuar temes se Paqes.

arqipeshpvia shkoder-konica.al

Kështu, kam dëshiruar qe t’jua dërgojë edhe juve mesazhin qe Ati i shenjte, Papa Frarnçesku, duke vazhduar praktiken e lavdërueshme te paraardhësve te vet, ka shkruar për çështjen e paqes edhe me rastin e këtij Viti fe Ri dhe qe ne kemi perkthyer ne gjuhen tone shqipe.

letra-konica.al

Ne mënyrë të veçante, mesazhi i këtij viti titullohet: “Politika e mirë është në shërbim të paqes”, dhe për ketë arsye kam menduar qe t’jua dërgoj të gjithëve ju, te nderuar deputetë, qe jeni te angazhuar në këtë fushë kaq të rëndësishme dhe kaq delikate te ndërtimit te vendit.

Ati i Shenjte e ka veçanërisht në zemër Shqipërinë tonë, aq sa e ka paraqitur atë si shembull te bashkëjetesës paqësore mes Besimeve fetare. Ky fakt, a nuk mund te jete një shtyse për ta jetuar shërbimin politik ndaj popullit shqiptar në një dimension paqësor edhe mes rrymave politike që kanë linja të ndryshme mendimi.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha